Rama-Breedlove: Shqipëria partnere e denjë kudo ku NATO ka nevojë

Tiranë- Kryeministri Rama priti sot në një takim Gjeneralin e Forcave Ajrore Amerikane Philip M. Breedlove, njëkohësisht Komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Europë dhe Komandant i Komandës Europiane të SHBA-ve .Gjenerali Breedlove e falenderoi Kryeministrin për kontributin e rëndësishëm që Shqipëria jep në NATO, si një partnere e denjë, e saj, kudo që Aleanca ka nevojë.Gjenerali Philip M. Breedlove shprehu përgëzimet e tij për paraqitjen shumë të mirë të Forcave të Armatosura Shqiptare, në të gjitha misionet e NATO-s, ku ato kanë qenë të angazhuara, duke shprehur besimin se Shqipëria, tashmë me statusin e vendit kandidat, do të zhvillojë edhe më tej performancën në këtë partneritet frytdhënës, në ruajtje të lirisë dhe paqes në botë.Nga ana e tij, Rama theksoi mbështetjen e Qeverisë shqiptare për të vijuar edhe në të ardhmen pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në misionet e Aleancës.