VIDEOLAJM/Një tjetër lapsus, Kodheli përkthehet nga shqipja në shqip

Tiranë - Në Shqipëri, lapsuset e përkthyesve nuk kanë fund.Gjatë vizitës në Shqipëri  të gjeneralit të NATO-s, Philip Breedlove, në konferencën për shtyp me Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, përkthyesi filloi të përkthente nga shqipja në shqip, fjalën e ministres.Ishte ministrja Kodheli që e kuptoi lapsusin dhe me humor e me gjeste, i tha përkthyesit se "është fjala ime he duhet përkthyer në anglisht."Ky moment gazmor është kuptuar edhe nga gjenerali, i cili ka qeshur dhe ka duartrokitur përkthyesin që e ka marrë shpejt, "kthesën" duke kërkuar falje.e.x/Oranews.tv