Philip Breedlove-Kodhelit: Shqipëria rol në samitin e NATO-s në shtator

Komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Europën, gjenerali Philip Breedlove ndodhet sot në vendin tonë. Në një deklaratë me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjeneral Breedlove tha se Shqipëria do të luajë një rol të rëndësishëm në samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Shtator.mimi kodheli 2“Samiti i NATO-s është në shtator, pra po afrohet, Shqipëria do të luajë rolin e saj në këto diskutime. Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në NATO duke kontribuar në Kosovë dhe Afganistan”, u shpreh Komandanti i NATO-s, Philip Breedlove.Ai tha gjithashtu se ashtu si Shqipëria po bën hapa drejt BE, ndryshime të rëndësishme po ndodhin në mjedisin e sigurisë.Nga ana e saj ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u shpreh e vendosur për të kontribuar në NATO duke ofruar trupa.Kodheli deklaroi se me gjeneral Philip Breedlove u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe Irak.mimi kodheli 1