Varrezat, ligji i ri parashikon varreza private, fetare deri dhe djegien e trupit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2014, 11:24
Tiranë - Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar sot në parim, me konsensus, projektligjin për varrezat publike.Në fjalën e saj Ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni tha se “me anë të këtij ligji parashikohet edhe futja e formave të tjera të varrimit, siç është kremimi ose djegia e trupit.Një ndryshim tjeter parashikon ngritjen e varrezave historike kulturore dhe shtetërore.Gjithashtu, parashikohet ngritja e varrezave private si dhe i jepet e drejta, komuniteteve fetare, të ngrenë varreza."Ndër të tjera, Gjermeni tha se ndryshimet ligjore janë të domosdoshme për shkak të situatës emergjente të krijuar në vend dhe sidomos në Tiranë.Oranews.tv