Demokratët e Beratit zgjedhin kryetarin e ri, Gazment Azizi, fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve
Berat - Janë dashur dy raunde zgjedhjesh që demokratët e Beratit të zgjedhin kryetarin e tyre të ri.Në procesin e balotazhit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme konkuruan mes tyre kandidatët Namir Lapardhaja dhe Gazment Azizi, i cili doli fitues.Gara për zgjedhjen e kreut të ri të demokratëve nisi ditën e Dielë, ku në aktivin e degës morri pjesë dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, por procesi i votimit mes 12 kandidatëve, nxori në balotazh Lapardhan dhe Azizin. Kjo bëri që gara për kreun e ri të futej në një tjetër proces votimi.341 delegatë morën pjesë në raundin e dytë të votimeve, nga 375 delegatë të dalë nga seksionet dhe grup seksionet e PD-së së rrethit.Pas procesit të votimit, fitues me 341 vota doli kandidati Azizi, kundrejt 193 votave që mori kandidati tjetër Laprdhaja, ndërkohë që katër vota rezultuan të pavlefshme./nzh/oranews online/