Meta- Machete: Portugalia mbështet Shqipërinë në integrimin europian
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka marrë garancinë nga Portugalia për mbështetjen drejt rrugës së mëtejshmë për integrimin europian. Gjatë vizitës së tij në Portugali kryeparlamentari Meta u prit nga Ministri i Jashtëm i Rui Machete.Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë Rui Machete shprehu bindjen se Portugalia qëndron e gatshme t'a ndihmojë Shqipërinë në përshpejtimin e axhendës evropiane, dhe vuri në dukje se marrëdhëniet dypalëshe duhen çuar në një fazë me dinamike shkëmbimesh. Në këtë kuadër u vlerësua puna e Ambasadës të Shqipërisë dhe e dy Konsujve të Nderit në Portugali dhe u konfirmua vendimi i palës portugeze për hapjen së shpejti të Konsullatës së Nderit në Tiranë, hap që do i shërbejë konkretizimit të shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.Nga ana e tij Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Portugalisë në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, dhe veçanërisht për konsolidimin e perspektivës evropiane të vendit, duke nënvizuar se miratimi i statusit të vendit kandidat në BE është një lajm i mirë jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.