"Debati në Channel One", Ambasadori Gjoka: Rusia me qëndrim të ri për Kosovën
Rusia ka zbutur qëndrimet për njohjen e Kosovës, shtet i pavarur. Deklarata u bë nga Ambasadori i Shqipërisë në Federatën ruse, ministri fuqiplotë , Sokol Gjoka në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.“Roland Qafoku, gazetar : Kur do e njohë Rusia Kosovën?Sokol Gjoka- Ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse: Edhe Presidenti rus Vladimir Putin, në rastin e Krimesë mori precedent Kosovën, por nga ana tjetër, edhe qëndrimet e tyre, kanë ardhur gjithnjë e më shumë duke ndryshuar, në raport me Kosovën.Protestat në Maqedoni dhe zëri i Tiranës zyrtare në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve të Shqipërisë, ishte në fokus të debatit në channel one.Alida Tota, drejtore e informacionit në Channel One: Shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, në Luginën e Preshevës, në Mal të zi përballen me shkelje të të drejtave të njeriut. Në fakt, diplomacia shqiptare, diplomacia e Tiranës nuk i ka mbrojtur me zë të fortë.“ Apollon Baçe- Ish ambassador I Shqipërisë në Gjermani: Shikoni deklaratën e Ministrisë së Punëve të jashtme: Ministria e Punëve të Jashtme do të vijojë të ndjekë me vëmendje në Shkup dhe fton palët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe gjakftohtësi. Domethënw kjo është një deklaratë sikur të ishte bërë nga Mozambiku.Spiro Koçi Ambasador në Misionin e Shqipërisë pranë Org. Ndërkombëtare: Deklarata e Ministrisë së punëve të jashtme është mjaft më e gjërë sesa thoni ju”.Bashkim Rama-ish Ambasador në Kosovë: Në të gjitha konventat ku kemi të drjetë të mbrojme interesat e shqiptarëve.Roland Qafoku, gazetar: Jo konventa, ne e kemi te sanksionuar ne Kushtetute. Në nenin tetë të kushtetutës, pika një : Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e popullsisë shqiptare që jeton jashtë kufijve të saj. A i mbronte kjo deklaratë e Ministrisë së Jashtme të drejtat e popullsisë jashtë kufijve të saj? Elida Petoshani – Ambasadore e Shqipërisë në Kanada: Është një deklaratë me terma të qartë, përsa I përket dënimit të situatës, qartësimit të saj duke I bërë thirrje autoriteteve në mbrojtje të interesave shqiptare në Maqedoni dhe kudo në rajon.Në Tiranë, u mbajt konferenca e ambasadorëve të Shqipërisë, të akredituar në 55 përfaqësitë diplomatike jashtë vendit. Autoritetet e Tiranës kërkuan që diplomacia shqiptare të luajë një rol aktiv në proceset integruese në rajon dhe të fokusohet tek diplomacia ekonomike për të rritur investimet e huaja në vend, ndërsa Shqipëria është kandidate zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian.