Sërish grevë 24 orëshe në Greqi, sot mbërrin Trojka
Greqia sërish në grevë. Punonjësit e sektorit publik në Athinë por edhe në qytete të tjera kanë nisur një grevë 24 orëshe, në shenjë proteste dhe pakënaqësie ndaj qeverisë së Samaras.Punonjësit e spitaleve, zyrave të taksave, punonjës të administratës shtetërore, punonjës të burgjeve dhe siteve arkeologjike, marrin pjesë në këtë grevë të përgjithshme e cila për 24 orë do të paralizojë të gjitha shërbimet në vend.Punonjësit protestojnë kundër masave të shtrëngimit të paralajmëruara nga qeveria, mes të cilave edhe reduktimi me 40% i pagave dhe pensioneve, një masë kjo e kërkuar nga Trojka ndërkombëtare si pjesë e marrëveshjes së huasë. Madje greva përkon edhe me vizitën në Athinë, të huadhënësve ndërkombëtare, FMN BQE dhe KE, për të vëzhguar nga afër të gjithë progresin e bërë nga shteti Helen.Ekspertë nga Komisioni Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Europiane, po monitorojnë prej vitesh masat e implementuara nga qeveria në Athinë si kushte për të marrë ndihmën prej 240 miliardë euro, të ndarë në disa këste. Në vlerësimin e saj paraprak, trojka thekson se Greqia këtë vit, mund ti rikthehet rritjes ekonomike, ndonëse modeste, pas 6 vitesh në reçension ekonomik.E gjithë policia ka dalë në rrugët kryesore për të shmangur incidentet apo edhe përplasjet me trojkën ndërkombëtare, e cila do të zhvillojë takime me kryeministrin Antonis Samaras dhe me zyrtarë të tjerë të lartë në Athinë.Vetëm pak ditë më parë ishin punonjësit e korporatës elektroenergjitike në Athinë ata që protestuan për 48 orë me rradhë, duke shkaktuar edhe një black out total në vend, pas shqyrtimit në parlament të një project/ligji për privatizimin e 30% të aksioneve të ndërmarrjes shtetërore.