Lezhë, rruga drejt plazhit të Rërës së Hedhur, Reagon MB, liron qarkullimin duke hapur portën

Lezhë- Prej 2 ditësh rruga drejt Rërës së Hedhur në Shëngjin ka marrë një zgjidhje provizore dhe lehtësuese nga Ministria e Mbrojtjes, e cila vendosi hapjen e rrugës nga ora 8:00 - 20:00.Një javë më parë, pushuesit duhet të kalonin nga një rrugë tejet e amortizuar dhe e gjatë, çka vështirësonte kalimin e makinave. Por, baza ushtarake e Shëngjinit hapi dyert duke lejuar kalimin e automjeteve nëpërmjet zonës së saj të pushuesëve e turistëve që i drejtohen Rërës së Hedhur.Ky segment thjesht sa shkurton rrugën që duhet përshkuar nga pushuesit, pasi edhe këtu rruga është tejet e amortizuar. Kjo është një zgjidhje për t'u mbyllur momentalisht gojën ankesave që kanë drejtuesit e mjetëve, turistet dhe operatorët turistik, pasi veshtirësitë janë sërish të dukshme.Duhej që të vinte muaji korrik që Ministria e Mbrojtjes të kuptonte se me veprimet e sajë po penalizonte sezonin turistik, i cili fatmirësisht ka nisur herët dhe me fluks të pushuesve. Më parë udhëtimi drejt plazhit të Ranës së Hedhun në Shëngjin zgjaste mbi 20 minuta, tani ky destinacion arrihet në më pak se 10 minuta. Kjo portë do të qëndroj e hapur deri në fund të sezonit.e.k/oranews.tv