Bilanci i 300 ditëve qeverisje, Rama: Të dhëna inkurajuese, në shtator nisim "vitin antikorrupsion"
Tiranë –Në rrugën drejt pushtetit PS erdhe me një program pune që ndahej në tre stacione. 100 ditët e para të qeverisë, 300 ditët në krye të vendit dhe mandati 4 vjeçar.Ekzekutivi është ndalur në stacionin e dytë dhe është koha e bilancit të 300 ditëve të qeverisjes e cila kulmon me marrjen e statusit të vendit kandidat, edhe pse sic ka deklaruar vetë Edi Rama nuk është meritë vetëm e të majtëve.Rivendosja e rendit dhe sigurisë ishte premtimi i 300 ditëve të para të qeverisë. Në përmbushj e të tij janë angazhuar të gjitha strukturat policore por përballë është realiteti i krimit dhe shpërthimi me tritol. Por ndërhyrja në Lazarat mund të vlerësohet si flamuri që valvitet nga qeveria në funksion të përmbushjes së premtimit për rikthimin e rendit.Rikthimi në mulli i qeverisë është një tjetër angazhim i së majtës e cila për ketë mori edhe hua nga BB dhe FMN dhe e çoi borxhin publik në 72% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, gjithashtu vendosi taksimin progresiv dhe rriti taksën e biznesit të madh.Pak kohë më parë qeveria i dha një udhë një tjetër premtimi legalizmit falas, sikundër ka hedhur hapat e para edhe për shëndetësinë falas.Për ti dhënë hov turizmit premtoi pastrim të vijës bregtetare në 300 ditë, për ketë u angazhua edhe ushtria shqiptare. Megjithatë ka ende punë për të bërë.300 mijë vende pune u premtuan brenda mandatit të parë dhe për të mbajtur fjalën deri tani qeveria ka hapur disa zyra të reja punësimi.Por në 9 muaj qeverisje Edi Ramës iu desh të përballej me protestat kundër armëve kimike, sikundër edhe grevat e urisë të shkarkuarve nga administrata apo ish-të përndjekurve politikëKryeministri Rama ka nagazhuar sot të gjithë kabinetin e tij ministror për të bërë bilancin e një viti pune të kësaj qeverie dhe herë pas here ka njoftuar në rrjete sociale se si ka ecur takimi i sotëm për 300 ditët e qeverisjes.Pas 5 orë pune që kur Rama njoftoi për bilancin e 300 ditëve, është shprehur optimist duke theksuar se sondazhet e përjavshme flasin për qëndrimin e qeverisë në lartësine e besimit të qytetarëve.Në rrjetin social Twitter Kryeministri Rama shkruan: "Pushim dreke pas një seance mbi të dhënat shumë inkurajuese të ekonomisë e përgjithësisht të qeverisjes ne 300 ditë."Më herët kryeministri Rama ka shpallur vitin “akademik” shtator 2014 – shtator 2015, si vitin e luftës kundër korrupsionit, periudhë që duket se është planifikuar për të kryer reformat më të mëdha për të çrrënjosur korrupsionin në vend.Të dy njoftimet i ka bërë të ditur vetë kreu i Qeverisë sot në Fb. Ai shkruan: “Sot ditë e gjatë pune e qeverisë për bilancin e 300 ditëve dhe përgatitjen e vitit të dytë qeverisës - Viti Antikorrupsion, shtator 2014-15.”ar.sh/Oranews.tvMesazhi i postuar në Fb sot nga Kryeministri 