Një javë i zhdukur "Reni i Elbasanit", arrestohet ish-e dashura e tij
Elbasan - Arrestohet ish-e dashura e Renato Hamzait, i njohur ndryshe si "Reni i Elbasanit", këngëtar i muzikës tallava. Pas denoncimit të familjarëve të saj dhe dyshimeve që ata ngrinin për ish-të dashurën e tij, policia ka vënë në pranga vajzën me inicialet D.D, ndërsa mësohet se në polici është shoqëruar edhe nëna e saj.Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se e vetmja deklaratë e dhënë prej saj është se "nuk kam lidhje me ngjarjen".Gjithsesi policia ka vendosur ta mbajë atë nën arrest. Ndërkaq në pyetje janë marrë edhe dy persona, që dyshohet se janë ata që o telefonuan 21-vjeçarit duke i kërkuar të këndojë në një dasmë që do të organizohej në një lokal në Durrës.Nisur nga deklaratat e familjarëve policia e Durrësit ka marrë në pyetje edhe pronarin e këtij lokali, për të mësuar prej tij nëse po organizohej në lokalin që ka në pronësi, një ceremoni martesore apo gjithcka ka qënë sajesë e dy personave që i telefonuan.Prej atij momenti, Renato Hamzai nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët e tij, që prej datës 29 qershor. Dyshimet e nënës së tij shkuan tek ish-e dashura e Renatos, pasi sipas saj për shkak të ndarjes me Renin, vajza e re i kishte deklaruar se nuk do ta gëzonte djalin e saj dhe se ajo do ta vriste.Bashkëshortja e Renatos, e cila është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë apeloi në “Ora News” që policia të gjente 21-vjeçarin dhe kush ka informacion ta përcjellë pranë uniformave blu.(Në foto: Bashkëshortja e Renatos, e cila është shtatzënë)
Oranews.tv