Basha dhe Rama, trajtim të barabartë nga protokolli i Shërbimit Diplomatik

Tiranë – Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe Kryeministri Edi Rama, trajtohen njësoj nga Shërbimi Diplomatik shqiptar.Vendi i kryetarit të opozitës në protokollin e Shërbimit Diplomatik është bërë i barasvlefshëm me atë të Kryeministrit dhe këtë e ka deklaruar dje, Kryeministri Rama, në Konferencën e Ambasadorëve.“Ndjehem mirë që nuk ndjehem më keq për ju,” tha Rama, - “sepse, duhet ta them, qysh se unë kam ardhur në këtë vend, vendi i kryetarit të opozitës në protokollin e Shërbimit Diplomatik është bërë i barasvlefshëm me atë të Kryeministrit,”- tha Rama, ndërsa kujtoi se gjatë kohës që ai drejtonte opozitën, “protokoll për kryetarin e opozitës nuk kishte. As porosi për të respektuar vetveten si shtet dhe si vend, duke respektuar përfaqësuesit e opozitës në vizitat e tyre të punës, nuk kishte. Madje,"- theksoi ai,- "le ta themi deri në fund, opozita ishte kthyer në një shënjestër kryesore e diplomacisë të vendit tonë."ar.sh/Oranews.tv