Maqedoni, zgjerohet harta e protestave, shqiptarët thirrje kundër Ahmetit dhe Thaçit
Maqedoni -Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot qindra protestues kanë dalë përsëri rrugëve të Shkupit, për të tretën ditë në radhe, këtë herë në protesta të qeta.Forca të mëdha policore, të pajisura me autoblindë dhe autobote kanë bllokuar bulevardin pranë Qendrës Tregtare "Mavrovasja", për të mos lejuar marshimin e protestuesve drejt qendrës së Shkupit apo godinave qeveritare e kryeministrisë. Ajo që të bie në sy është edhe prania e fëmijëve në këtë protestë.Sot protestat në Shkup ishin të qeta, ku demonstruesit bënë thirrje për drejtësi kundër vendimit të gjykatës për rastin "Monstra". Protesta e sotme u paralajmërua në orën 14:00 përmes rrjeteve sociale, ku qytetarëve iu bëhej thirrje për të dalë në tubim në disa qytete.Pak pas orës 14.00, protesta paqësore nisi edhe në rrugët e Strugës por pa prani të policisë. Situata u tensionua në Tetovë, ku protestuesit e mbledhur në sheshin "Iliria" kërkuan që shqiptarët e dënuar nga pala maqedonase të lirohen, duke i shprehur atyre mbështetje. Më pas ata u drejtuan sërish përpara selisë së Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, duke lëshuar brohorima: "Poshtë Politikanët, poshtë Ali Ahmeti, Poshtë Menduh Thaci. Protesta paqësore dhe marshime u organizuan edhe në Gostivar dhe Dibër.Protestat vijnë pas dhunës policore ndaj protestuesve shqiptar dhe vendimit të Gjykatës Themelore në Shkup, që shpalli fajtorë dhe dënoi me burg të përjetshëm gjashtë shqiptarë të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve dy vjet më parë.Ambasada Amerikane, Zyra e Bashkimit Europian, misionet e NATO-s dhe të OSBE-së në Shkup, përmes një komunikate të përbashkët theksojnë të drejtën për të protestuar në mënyrë të qetë dhe dënojnë sjelljet e dhunshme.Diplomatët perëndimorë bëjnë thirrje për dialog midis qytetarëve dhe politikanëve që do të rezultonte në qetësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend. Protestat e dy ditëve të fundit kanë tensionuar marrëdhëniet etnike ndërsa ish-komandatët e UÇK-së kanë kërcënuar se do rikrijojnë grupimin ushtarak për të mbrojtur popullatën shqiptare. Ata i bënë thirrje liderit të BDI-së Ali Ahmeti të tërhiqet urgjentisht nga qeveria Gruevksi.Ora 15:40 Rreth 200 të rinj protestuan në DibërRreth 200 të rinj dibranë protestuan sot para objektit të Gjykatës Themelore në Dibër kundër dënimeve që dha Gjykata e Shkupit për 6 të akuzuarit në procesi e ashtuquajtur “Monstra”.Protestuesit që mbanin flamuj kombëtar në fillim u tubuan në Sheshin Skënderbeu dhe pastaj u përqendruan para Gjykatës së Dibrës, në të cilin objekt është edhe Prokuroria.Ora 14:00 Protesta nis edhe në StrugëProtesta ka nisur edhe në Strugë. Sipas "Albtime", pas Shkupit, Tetovës, Tiranës protesta kundër vendimit për burgim të përjetshëm të 6-të shqiptarëve në Maqedoni ka filluar edhe në Strugë. Qindra struganë kanë dalur në sheshin e qytetit në për të protestuar kundër vendimit kontravers dhe politik të gjykatës së Maqedonisë.Ora 12:30 Protesta edhe në Stamboll kundër rastit "Monstra"Qindra shqiptarë dhe turq sot janë tubuar para ambasadës së Maqedonisë në Istambull për të protestuar kundër vendimit për burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve nga Maqedonia, bën të ditur Albtime.Flamuj të UÇK-së, parulla "Jemi një" u panë në duar të protestuesve të cilët shprehën paknaqësin e tyre kundër rastit të montuar dhe skandaloz nga gjykata maqedonase.Ora 7:30 Shqiptarët sot në protesta të reja, ftesa në rrjetet socialePas protestave dramatike të cilat u zhvilluan të premten dhe të shtunën në Shkup, nëpër rrjetet sociale po shpërndahen ftesa për protesta që pritet të mbahen gjatë ditës së sotme, në shumicën e qyteteve të banuara me shqiptarë. Kështu bën të ditur agjensia e lajmeve INA.Protestat pasojnë pas dhunës policore ndaj protestuesve shqiptar dhe vendimit të Gjykatës Themelore në Shkup, që shpalli fajtorë dhe dënoi me burg të përjetshëm gjashtë shqiptarë të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve dy vjet më parë.Ambasada Amerikane, Zyra e Bashkimit Evropian, misionet e Natos dhe të OSBE-së në Shkup, përmes një komunikate të përbashkët theksojnë të drejtën për të protestuar në mënyrë të qetë dhe dënojnë sjelljet e dhunshme.Diplomatët perëndimorë bëjnë thirrje për dialog midis qytetarëve dhe politikanëve që do të rezultonte në qetësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend.ar.sh/Oranews.tv