Bushati mbledh ambasadorët: Ka përfunduar epoka e diplomatëve “Klientelist”

Ministria e Punëve të Jashtme ka çelur sot Konferencën e Ambasadorëve “Diplomacia në Veprim”. Hapja e Konferencës është bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme në prezencën e Kabinetit qeveritar, Trupit Diplomatik të Akredituar në Tiranë dhe Ambasadorëve të Shqipërisë në botë.Në fjalën e tij ministri Bushati pasi bëri një përmbledhje të historisë së diplomacisë në vendin tonë dhe pasi vlerësoi kontributin e të gjithë aktorëve diplomatik theksoi se epoka e diplomatëve klientelistë ka marrë fund.“Të jesh diplomat nuk është zanat, por është një mënyrë jetese në kushtet e një shërbimi diplomatik kur diplomati shqiptar duhet të përballet me sfisda pa pasur mbështetje. Sherbimi i jashtëm bazohet te meritokracia duke shmangur praktikat klientelsite të sa kaluarës, është e vetmja rrugë për tu ndarë nga praktikat e vjetra.”Bushati: Jemi larg ribashkimit me kontinentinBushati theksoi se jemi larg ribashkimit të Kontinentit. Bushati deklaroi se sfidat e Ballkanit Perëndimor janë më të vështira se ato të zgjerimit të Bashkimit Europian.“Sfidat që përballet Ballkani Perëndimor janë edhe më të vështira se ato të valëve të zgjerimit të BE. Duhet ta pranojmë që rrtimet e anëtarësimit janë ngadalësuar, nga samiti i Selanikut, vetëm Kroacia është sot anëtare e BE. Rajoni jonë pavarësisht se na pëlqen ta quajmë rajon ende nuk është i tillë. Akset që na lidhin me BE mungojnë. Mungojnë shkëmbimet tregtare, kulturore, njerëzore. Me pak fjalë jemi ende larg ribashkimit te kontinentit, dhe pikërisht lipset që ai vision strategjik i rikthuimit në Europë të vazhdojë të na udhëheqë edhe ne si vend aspirant por edhe BE.Bushati: Zgjerimi i BE, rikthim në Europë"Ndryshimet kanë qenë të jashtëzakonshme sidomos në rajonin tonë ku projekti i zgjerimit që është në ADN e BE po vazhdon. Procesi i Integrimit Europian për Ballkanin Perëndimor që mori hov në samitin e Selanikut në 2003 i ka dhënë rajonit tonë sensit e një të ardhme të përbashkët çka ka nxitur frymën e fqinjësisë së mirë. Historia e zgjerimit është një histori suksesi e cila dëshmon angazhimin e vendeve aspirante për një transformim europianizues që mundëson të ashtuquajturën rikthimin në Europë. E tillë është edhe marrëveshja Kosovë –Serbi që synon normalizimin e marrëdhënieve."Zgjerim i diplomacisë, nevojë për më shumë diplomatë profesionistë"Roli i shërbimit të jashtëm është më dinamik se më parë. Në këtë botë globale më forma të reja komunikimi ngushtojnë distancat në proceset e vendimmarrjes, kjo krijon nevojën e ridimensionimit të punës së jashtme. Diplomacia energjitike, publike, kulturore, ekonomike, parlamentare janë shëmbull që tregojnë jo vetëm zgjerimin e fushës së diplomacisë, por edhe numrin e madh të aktorëve që janë përfshirë. Më shumë se kurrë kemi nevojë për diplomat dhe të hartojnë analiza që mundësojnë një vendimmarrje mbi premise të shëndosha."ex/oranews online/