Lazaratasit groposën pako me tritol e thasë me kanabis, policia ia gjen
Armë, një sasi e madhe droge e presuar, tritol e municione luftarake të groposura në gropat që shërbenin për kultivim të kanabisit janë zbuluar ditën e sotme në Lazarat në lagjen Gjoka, në bahçen e shtetasit K. Buzheri i cili është shpallur në kërkim.Gjatë ditës së sotme nga kontrollet e ushtruara është bërë i mundur sekuestrimi i 12 tonë e 950 kilogramë mariuane, 1 armë pushkë model 63, 88 kallëp tritoli dhe 3 bidonë të mëdhenj të mbushur me fishekë mitrolozi të rëndë dhe kallashnikovi. Gjithashtu policia ka sekuestruar 12 krëhër fishekësh, 3080 fishekë model 56, 1 makineri për presim të lëndës narkotike dhe 1 mankineri për lojra fati.Sipas policisë, sasitë e mëdha të drogës, të armëve të zjarrit, municoneve dhe lendëve plasëse si dhe e sendeve të tjera të kundraligjshme dhe mënyra e fshehjes së tyre bën të domosdoshme vazhdimin e operacionit edhe ne ditët në vijim .Gjithashtu po sot është zbuluar dhe asgjesuar një sasi shumë e madhe mariuane e fshehur në një cisternë metalike që shërbente për transport uji.Në vijim të operacionit në orët e para të mëngjesit nga forcat e policisë në Lazarat,u zbulua një banesë ku në bodrumin e saj kishte 9 fuci plastike të mbushura me mariuanë në formë bohceje gjithesej 383 kilogramë, e cila u sekeustrua në cilësinë e provës materiale . Gjithashtu në banesë u sekuestruan edhe dy makineri të lojrave të fatit. I zoti i banesës A. Proko është shpallur në kërkim nga ana jonë.Bilanci i operacionit në Lazarat deri më sotStrukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe kapjen e një sasie prej 68 ton e 36.937 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.Janë gjetur gjithashtu 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 53 kg e 750 gram lëndë narkotike e dyshuar çokollatë.Sakaq, rezultojnë të gjetura 4.395 kg farë kanabis sativa dhe rreth 16.8 litër vaj hashashi.Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.Përveç lëndëve narkotike, policia ka gjetur sasi të konsiderueshme municioni dhe armë.Deri më sot, forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në territoret e mbi 849 banesave dhe në një sërë ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 39 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale , si: për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat.Gjithashtu gjatë operacionit janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë në Lazarat për prodhim dhe shitje të narkotikëve, të cilëtjanë shpallur në kërkim edhe më pare dhe rezultojnë të dënuar nga gjykatat me vendim të formës së prerë.