Korcë, familjet në konvikt jetojnë në një godinë të amortizuar që nga 1992

Korçë- Me dhjetëra familje në qytetin e Korçës pjesa më e madhe e të cilave i përkasin komunitetit rom jetojnë në këtë godinë të amortizuar.Godina vite me parë ka funksionuar si konvikt për studentet ndërsa tani prej vitit 1992 është kthyer në vend banimi për familjet e pastreha të qytetit të Korçës.Janë afro 150 familje të cilat jetojnë në kushte çnjerëzore dhe jashtë çdo standardi pasi gjysmës së saj tashme kanë filluar t’i rrëzohen edhe tullat, ndërkohë që fëmijët luajne mes kabllove elektrike të varur nëpër koridore.Edhe pse iu është premtuar me qindra herë për rregullimin e godinës, sidomos në kohë fushatash, situata ka mbetur e njejtë për këto familje, për të mos thënë që çdo ditë e më shumë po përkeqësohet.