Miku i Admir Tafilit merr përsipër arratisjen nga burgu i Drenovës

Korçë-Ervis Lami i cilësuar edhe si njëri nga bashkëpunëtorët kryesore për arratisjen e Admir Tafilit nga burgu i Drenovës në 23 nëntor të vitit të kaluar, ka marrë sot përsipër peshën e fajit dhe autorësinë e të gjithë planit të arratisjes,duke treguar se ku ishte njohur me Admir Tafilin dhe sesi kishin nisur planin e arratisjes së bashku pas dënimit me burgim të përjetshëm të Admir Tafilit."Nuk jam dakord me atë se çfarë lexoi prokurori mbi arratisjen e Drenovës,shokët e mi të cilët i cilësoni si bashkëpunëtorë nuk kanë asnjë faj dhe nuk kanë qenë pjesë e planit tim të arratisjes,ata thjesht me kanë ndihmuar mua kur ua kërkova ndihmën dhe detyra e tyre ka qenë për t’i transportuar Admirin,Franin dhe Gezimin deri në Qafë Thanë.Plani i arratisjes nga burgu nisi që në burgun 313 pasi Admiri u dënua me burgim të përjetshëm.Kallashnikovët dhe pistoletat i futa unë personalisht në burgun e Drenovës pasi kisha folur me Admirin dhe kisha marrë informacion mbi sigurinë.Frigoriferin me armë e kam pajisur në Shkodër dhe nga Shkodra e kam sjellë vetë dhe e kam futur brenda në burg. Edhe tritolin e vendosa unë, ka shtuarLami e kam blerë në Korçë tek një i panjohur dhe e vendosa pranë komisariatit të Korçës në një vend ku nuk mund të vriste njerëz dhe do ta shpërtheja në momentin që Admiri dhe të tjerët do të dilnin nga burgu.Kjo është e gjitha, shkokët e mi Olsi Maci,Albi mcimi dhe Bledian Deda nuk kanë asnjë faj janë të pafajshem" deklaroi Ervis Lami.Pjese e këtij gjykimi ishte edhe njëri prej të arratisurve Flamur Gora i dënuar për vrajsen e një polici me burgim të përjetshëm.Gora ka thënë se është dënaur padrejtësisht dhe ka 14 vjet që kërkon që çeshtja e tij të rishikohet,prandaj u largova nga burgu doja të shkoja pranë familjes tha Gora.Ndërkohë proçesi i gjyqësor i arratisjes së bujshme nga burgu i sigurisë së lartë te drenoves ka mbetur ne fazen e pyetjes së deshmitareve të cilët do të jenë 4 të thirrur nga Prokuroria,ndërsa ende nuk dihet nëse do të paraqiten në seancat e ardhshme Admir Tafili dhe Fran Marashi të cilët të dy pretendojnë të jenë dënuar padrejtësisht me burgim të përjetshëm dhe se arratisjen nga burgu e bënë vetëm për të rikthyer vemendjen te çështjet e tyre për t’i rishikuar ato.