Lehtësirat fiskale për bujqësinë, Panariti: Do përmirësojnë të ardhurat në këtë sektor

Tiranë- Miratohen dy lehtësira fiskale për sektorin bujqësor. Aktualisht në bazë të vendimeve më të fundit do ofrohet naftë pa TVSH-në për peshkatarët ,duke i ulur ndjeshëm kostot si dhe shtyrje e kësaj takse për fermerët që rrisin kafshë ose shpendë për mish.Ministri i Bujqësisë, Edmod Panariti, bëri publike dy vendimet e marra së fundmi nga qeveria të cilat synojnë që të përmirësojnë të ardhurat nga këta sektor.Panariri, theksoi efektin pozitiv që do të ketë kjo paketë si dhe lehtësirat që do të bëhen në rritjen ekonomike të vendit, duke synuar arritjen e mbi 10 milion euro të ardhura në vit.B. Kuçana/Oranews.tv