Ndotja në liqenin e Fierzës, kampione uji dërgohen për analiza

Kukës - Ndotja masive e sipërfaqes së liqenit të Fierzës në zonën e Breg-Lumës, në komunën Tërthore të rrethit të Kukësit, ka vënë në lëvizje ekspertët e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, të cilët kanë marrë kampione të ujit për t'i çuar ato në laboratorin e higjenës, për të analizuar ndotjen dhe zbuluar shkaktarin e saj.Ata i kanë apeluar njësive vendore, në Tërthore, që të mbajë pastër liqenin pasi territori i ndotur është pjesë administrative e saj.Liqeni i Fierzës, që lag fshatin Breg-Lumë, përveç ndotjes, edhe i ka izoluar banorët e lagjes 'Kovaç", të cilët i tremben shpërthimit të ndonjë epiedemie nga ujërat që u kanë ardhur mysafir në derën e shtëpisë./nzh/oranews online/