PD: Qeveria nisi fushatën e shkarkimeve, BE të sjellë grup monitorimi

Tiranë- Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin, Edi Rama, se ka nisur një fushatë të re spastrimi pas statusit.Deputeti demokrat tha se vetëm sot 70 nëpunës civil janë thirrur në Minsitrinë e Mbrojtjes dhe u është kërkuar të japin dorëheqjen.Ai i bëri thirrje Bashkimit Europian të dërgojë menjëheër një komision monitorimi për të parë nga afër krimin e qeverisë me administratën.Deklarata e plotëSot, Ministrja e Mbrojtjes ka paralajmëruar spastrimin e ri në administratë, i planifikuar nga dyshja Rama-Meta, pas marrjes së statusit të vendit kandfidat.70 nëpunës civilë janë thirrur sot në Ministrinë e Mrojtjes ku u është kërkuar të japin dorëheqjen, ose të kalojnë në listë pritje.Fushata e re e spastrimit në administratë ishte denoncuar nga Partia Demokratike e cila ka shprehur publikisht dyshimet e saj dhe këtë ua ka bërë të ditur edhe ndërkombëtarëve.Ne i kërkojmë sot qeverisë dhe dyshes Rama-Meta, të heqin dorë menjëherë nga ky plan i turpshëm i spastrimit të ri në administratë.Skenari i krijimit të vendeve për militantët e partisë dhe i largimit të profesionistëve të fundit që kanë mbetur, është i frikshëm për një vend që ka marrë statusin e kandidatit, dhe ky skenar do të përballet me protestën më të fortë qytetare.Partia Demokratike i kërkon Bashkimit Europian të dërgojë menjëherë një mision monitorimi për të parë nga afër krimin e qeverisë me administratën, me asetin më të cmuar publik në rrugën e integrimit europian.B. Kuçana/Oranews.tv