Veliaj marrëveshje me transportin qytetas: Nga nesër invalidët udhëtojnë falas
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka arritur një marrëveshje me shoqatën e transportit qytetas për udhëtimin falas të invalidëve.Ministri i Mirëqenies Erion Veliaj ka zhivulluar sot një takim për shqatën e transportit qytetas dhe i ra dakord që kjo shoqatë të respektojë ligjin për udhëtimin falas duke filluar nga dita e nesërme datë 5 korrik 2014.Gjatë takimit u ra dakord gjithashtu, se Ministria në bashkëpunim me shoqatën e invalidëve do të ndërmarrin një plan masash për të disiplinuar skemën e pajisjes me librezat e invaliditetit, për t’u siguruar që vetëm invalidët të cilëve u takon kjo e drejtë me ligj të përfitojnë udhëtimin falas.Pasi u njoh me shqetësimet e shoqatës së transportit qytetas, z. Veliaj informoi edhe një herë për masat e marra nga qeveria për të plotësuar kuadrin rregullator në këtë fushë. Ai theksoi angazhimin e plotë të MMSR-së për të siguruar zbatimin e të drejtës ligjore të invalidëve për të udhëtuar falas në transportin qytetas.Palët ranë dakord për të mbajtur një komunikim të ngushtë dhe gjetur zgjidhje konstruktive për problemet me të cilat përballet transporti qytetas në Tiranë.ex/oranews online/