Çështja “Monstra”, shqiptarët përleshen me policinë në Shkup, dhjetëra të plagosur

Shkup-Njëzet persona mes të cilëve edhe policë janë plagosur gjatë ditës së sotme nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski në një konferencë për shtyp.Protestat u zhvilluan në shenjë pakënaqësie ndaj dënimit me burg të përjetshëm javën e kaluar të gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra”.Sipas mediave maqedonase zëdhënësi i policisë tha se gjashtë persona nga protestuesit janë arrestuar, njëri prej të cilëve është ankuar për lëndime dhe është dërguar në spital. Gjithashtu janë dëmtuar  disa institucione, automjete dhe një dyqan. Gjatë ditëve në vijim

kundër rasteve të montuara për shqiptarët dhe dënimet e fundit me burgim të përjetshë - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/shkup-protestuesit-p-rleshen-me-policin--dhjet-ra-t--plagosur-224288.html#sthash.JzWaC1tQ.dpuf
Pasi turma e protestuesve është shpartalluar, ata shprehën hapur mllefin kundër rastit “Monstra”.Gazeta Zhornal thotë "se Njësite speciale kryen kontrolle e bastisje nëpër shtëpi të shqiptarëve në disa lagje të Çairit, duke tmerruar pa masë qytetarët e kësaj ane. "Ora 16:00 Protestuesit janë shpërndarë rreth orës 16.00, dhe se policia është pozicionuar pranë qendrës tregtare “Çairçanja” në Shkup.Por turma të të rinjve vazhdojnë të qëndrojnë rrugëve të maskuar. Ministria e Punëve të Brendshme ka shtuar praninë nga  udhëkryqi tek gjykatat deri në hyrje të komunës së Çairit.Aktualisht policia ka bllokuar daljet nga Çairi dhe po tenton të neutralizojë protestuesit. Nga MPB-ja thonë se deri tani nuk kanë bilanc të saktë të të lënduarve dhe arrestuarve.Ora 15:00 Dhjetëra protestues janë plagosur në përleshjet me policinë në protestat e sotme që po vazhdojnë akoma në Shkup kundër rasteve të montuara dhe dënimet e fundit me burgim të përjetshëm.Situata ka degjeneruar para gjykatës themelore Shkupi 1, kur protestuesit kanë gjuajtur me gurë drejt gjykatës dhe se me këtë është nxitur edhe reagimi i njësieve speciale policore.Protesta ka vijuar edhe më tutje dhe se policia ka përdorur gazë lotsjellës, shok bomba dhe topa me ujë kundër demonstruesve që janë tubuar para Bit Pazarit në Shkup.Në këtë pjesë po vijon përleshja e policisë me protestuesit dhe se janë djegur disa kontejnerë, ndërsa protestuesit janë shpërndarë edhe në pjesë tjera të rrugëve.Protesta nisi para faljes së namazit të xhumasë në Shkup, kur mbi 5 mijë qytetarë u drejtuan drejt gjykatës, për të shprehur revoltën lidhur me dënimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, që kishte ndodhur më 12 prill të 2012, raporton Ina.Protesta ka nisur par Xhamisë së Jahja Pashës në Shkup, duke vazhduar me marshin protestues me thirrjet ““Ne nuk jemi teroristë, duam drejtësi”, “Jankullovska teroriste”, “Mijallkovska drzhava”, “UÇK”, “Stop Rasteve të Montuara” etj.