Basha ironizon ditëlindjen e Ramës: Je më i vjetri në politikë edhe me kilometrazh

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka kthyer publikisht rivalit të tij politik urimin për ditëlindje, pa kursyer ironinë për kilometrazhin e viteve.“Meqe ka ditëlindjen, le t’i urojmë gëzuar nga Kukësi sipas zakoneve tona fisnike. Dikush kishte vënë re se është më i moshuari mes Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe shefit të opozitës. Këtë që është i vjeter, e më i vjetri, kush nuk e di, por kilometrazhin se kishte treguar deri tani, e paska dhe kilometrazhin”, tha Basha.Nga Kuksi ku mori pjesë në kuvendi zgjedhor të kësaj partie kryeopozitari për kryeministrin Rama nuk kishte rezervuar vetëm urimin për ditëlindjen por edhe akuza të ashpra. Sipas tij pasi bleu pushtetin tani Rama po promovon njerëz të lidhur me krimin.“Halli i madh që ka zënë këtë vend është fakti se Edi Rama dhe ilir Meta, siç e faktuan edhe këtu në Kukës, e para çdo shqiptari nuk e kanë ndërmend të prodhojnë asgjë të mirë për këtë vend . Nuk e kanë pushtetin për qytetarët, për shqiptarët, për të bërë diçka për të përmirësuar diçka në fund të fundit, për të lënë një gjurmë, e kanë vetëm për veten e tyre, e kanë mall prandaj e blejnë. Se blejnë votat, se blejnë kryetarë bashkie, se blejnë vullnete, është një krim i rëndë, është korrupsion politik. Po nuk ndalen me kaq. Pasi kanë marrë pushtetin kanë promovuar nga Parlamenti e deri në postet më të larta drejtuese njerëz të lidhur kokë e këmbë me krimin”, tha Basha.