Punësimi i PAK, raporti: Vetëm 0.15% të punësuar në administratë shtetërore
Tiranë- Sipas ligjit, 1 në 25 persona të punësuar në administratë duhet të jetë person me aftësi të kufizuar. Por kjo nuk ka ndodhur. Në Shqipëri persona me aftësi ndryshe vijojnë të kenë probleme me arsimin dhe punësimin.Raporti më i fundit i Avokatit të Popullit tregon se vetëm 0.15% e kësaj kategorie punojnë në administratën qëndrore, ndërsa në komuna e bashki ka një përqindje më të lartë, mbi 3%.Zv.ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri, tha se ligji i ri motivon punëdhënësit, ku shteti i subvencionon me 10.000 deri në 20.000 kur punojnë persona me aftësi të kufizuara.Ndërsa kreu i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj, tha se punëdhënësit nuk janë aq të sensibilizuar për të punësuar këtë kategori.Komisionerja,Irma Baraku, ka evidentuar një tjetër problematikë ndaj kësaj kategorie, punësimin për mëshirë.Kreu i Këshillit të Europës në Shqipëri,Mark Leidekker, tha se Konventa dhe ligjet janë të qarta por nuk zbatohen. Sipas tij, një person me kufizim të aftësisë fizike nëse nuk gjen drejtësi mund të apelojë edhe në gjykatën europiane.B. Kuçana/Oranews.tv