Vret veten në kishën e Shna Ndout, kishte tre muaj që ishte kthyer nga emigracioni

Laç- Trupi i pajetë i një 29-vjeçar është gjetur në afërsi të kryqit të madh në  Kishën e Shna Ndout në qytetin e Laçit.Viktima është Dorjan Fezaj nga lagjia numer 4 e qytetit të Laçit. Kanë qenë besimtarë e këtij vendi të shenjtë ata që kanë pikasur trupin e pajetë të 29-vjeçarit, të cilët më pas kanë njoftuar policinë e Kurbinit.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga kqyrja e kufomës, ata bën me dije se vdekja e tij ka ardhur nga një goditje e shkaktuar në kokë me armë zjarri automatik.Nga hetimet e para rezulton se 29-vjeçari Fezaj ka vrarë vetën, kjo duke iu referuar armës dhe fishekëve të cilët janë gjetur në vendin e ngjarjes. Familjarët e tij thanë se ai ishte larguar nga banesa në orët e para të mëngjesit të ditës së premte dhe që prej asaj kohë nuk kishin patur kontakte me të.Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Tiranë për t’ju nështruar mjekësisë mjeko-ligjore më të specializuar, kjo me kërkesë të familjarëve për të përcaktuar edhe shkaqet e e vërteta të vdekjes.Kjo është hera e parë që një përson qëllon mbi vetën në një vend të shenjtë siç është Kisha e Shna Ndout në qytetin e Laçit.29-vjeçari Dorjan Fezaj kishte qenë emigrant prej 10-vitësh në Spanjë dhe kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer në vendlindje, ku jetonte me prindërit e tij.Kohët e fundit , i riu kishte shfaqur shenja mërzie pasi nuk kishte mundur të siguronte një vend punë.Referuar të dhënave nga familjarët, policia e Kurbinit ka bërë të ditur se 29-vjeçari mund ta ketë kryer këtë akt në kushte të rënduara psikologjike. duke e detyruara atë t’i japë fund jetës duke u vetvrarë.