Shembet mbikalimi në Brazil, 2 të vdekur, dyshohet për të tjera viktima
Brazil- Një mbikalim është shembur në qytetin brazilian të Belo Horizonte, një prej vendeve pritëse të Kupës së Botës. Betoni dhe hekurat e mbikalimit, i cili është ende në ndërtim, ra mbi trafik, sipër një autobusi, mbi 2 kamionë me materiale ndërtimi dhe një makinë.Deri tani raportohet për 2 viktima nga ky incident, por ekziston mundësia që të ketë të tjerë të bllokuar nën rrënoja. Viktima është një grua, e cila ishte drejtuese e autobusit dhe një person tjetër. Mediat lokale raportojnë se të paktën 22 persona kanë mbetur të plagosur.Edgard Estevo da Silva, zëdhënës i zjarrfikësve i tha gazetarëve se një autojmet është zënë tërësisht nga ura e shembur. Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, tha përmës rrjetit social Twitter se ishte e trishtuar nga kjo tragjedi ndërsa ka shprehur solidaritetin me familjet e viktimave.Mbikalimi i papërfunduar është pjesë e planit të papërfunduar të infrastrukturës së Kupës së Botës që synonte përmirësimin e transportit publik të Belo Horizonte-s dhe ndodhet jo shumë larg stadiumit të Mineirao.Autoritetet vendore kanë fajësuar për këtë ngjarje kompaninë që po merret me ndërtimin e mbikalimit, madje stafi teknik i saj do të përballet me një investigim të menjëhershëm.Javën e ardhshmë në Belo Horizonte do të zhvillohet një nga ndeshjet gjysmëfinale të Botërorit.Edhe më herët, përgatitjet për kupën e botës në Brazil janë shënjuar nga incidente të tilla, duke mos arritur përfundimin e projekteve brenda kohës së parashikuar.Së paku 7 persona humbën jetën para fillimit të turneut, gjatë ndërtimit të stadiumeve.B. Kuçana/Oranews.tv