Barroso: Kërcënimi i euros kaloi

Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso thotë se kërcënimi për mbijetesën e euros tashmë ka kaluar.  Për Barroson pika e kthesës ishte shtatori i 2012-s, kur Banka Qendrore Europiane vendosi që të blinte sasi të pakufizuar të borxheve të vendeve anëtare.Ky veprim sipas presidentit të KE bëri që investitorët kuptuan përfundimisht se drejtuesit e shteteve anëtare të BE-së i janë përkushtuar mbijetesës së monedhës së përbashkët.Po pavarësisht masave ai  thekson se situata ekonomike mbetet "e vështirë"."Vendet anëtare janë ende të rënduara nga borxhet dhe  lëvizjet për konsolidimin e buxheteve kombëtare janë vetëm në fillimet e saj. lajmi i mirë për të gjithë është se në 2013 askush nuk do të shtrojë pyetjen nëse do të  shpërbëhet  apo jo Eurozona. Besueshmëria e monedhës së përbashkët, varet mbi të gjitha nga vendosmëria dhe politikat e qarta të institucioneve që e mbështesin dhe hapin e parë, atë të rikuperimit të besimit, e kemi kaluar" tha Barroso.Sipas presidentit të Komisionit Europian kriza aktuale e Eurozonës, nuk lidhet me një problem sistematik të Bashkimit Europian në vetvete, por me sjelljen e papërgjegjshme të disa vendeve anëtare, që ndër vite kanë grumbulluar borxhe të paqëndrueshme.Ndërkohë Barroso nuk mund të linde pa përmendur edhe shqetësimet për tre shtete që janë të zhytur në krizën e borxhit si Portugalia, Greqia dhe Irlanda.