SHBA, pakistanezi i akuzuar për terrorizëm del para gjykatës
Një pakistanez i cili është arrestuar në SHBA për pjesëmarrje në organizatën terroriste Al Kaeda ka pranuar se ka qënë pjesë e një komploti për të vendosur bomba në Nju Jork dhe Mançester të Anglisë.Abid Naseer e bërë këtë deklarim të hënën në një gjykatë federale amerikane në Brooklyn të qytetit Neë York - ku ai u ekstradua nga Britania javën e kaluar. Gjykatësi urdhëroi që Naseer të mbahet në paraburgim të paktën deri në paraqitjen e tij para gjykatës në muajin mars.Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e kishte hodhur poshtë ankesën e Naseerit kundër ekstradimit në Shtetet e Bashkuara. Naseer kishte argumentuar se mund të përfundojë në Pakistan, ku thotë se do t’a torturonin.Naseer është akuzuar për plane për të vendosur bomba në Mançester dhe në metronë e Neë Yorkut në kulmin e pikut për të maksimizuar viktimat.Bashkëpunëtori i tij, Adis Medunjanin, është dënuar me burgim të përjetshëm për rolin e tij në këto plane dhe Naseer përballet me dënimin e njëjtë nëse shpallet fajtor.