Tensionet në kufi, Pakistani notë proteste ndaj Indisë
Ministria e Jashtme e Pakistanit ka paraqitur një notë proteste ndaj Indisë, lidhur me atë që ajo thotë se ishte sulm i paprovokuar në një post kufitar, në rajonin e kontestuar të Kashmirit.Trupat indiane dhe pakistaneze shkëmbyen zjarr të dielën përgjatë kufirit të tyre të diskutueshëm në Kashmir, derisa palët akuzuan njëra-tjetrën për incidentin.Islamabadi tha se një ushtar pakistanez u vra dhe një u plagos në sulmin, kur trupat indiane kaluar kufirin de facto të njohur si Linja e Kontrollit dhe sulmuan një post ushtarak.Ushtria indiane ka hedhur poshtë akuzat. Ndërkaq Kashmiri i banuar me shumicë myslimane është një rajon në Himalaje, për të cilin edhe India edhe Pakistani, pretendojnë kontroll të plotë, por, kanë kontroll të pjesshëm.Ai ka qenë shkak i dy luftrave midis Indisë dhe Pakistanit që nga viti 1947.