Japonia i dërgon notë proteste Kinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2013, 10:14
Ministria e Jashtme e Japonisë ka thirrur ambasadorin kinez për t`i shprehur kundërshtimet ndaj pranisë së anijeve kineze në ujërat rreth ishujve të kontestueshëm.Zëvendësministri i jashtëm i Japonisë Akitaka Saiki është takuar me ambasadorin kinez Yongua Cheng.Një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Japonisë tha se Saiki ka “protestuar ashpër ndaj hyrjes së anijeve kineze dhe qëndrimin e tyre për një kohë të gjatë brenda ujërave territoriale japoneze, si dhe kërkoi që incidente të tilla të mos përsëriten më”.Kina ka dërguar disa anije në zonën pranë zinxhirit të ishujve, që Japonia i quan Senkakus, ndërsa Kina Diaoyus. Të dyja vendet kanë pretendime territoriale mbi zinxhirin e ishujve.