Venezuela përgatitet për betimin e presidentit

Qeveria e Venezuelës u ka bërë thirrje përkrahësve të presidentit Hugo Chavez që të dalin në rrugë në ditën e betimit të tij  për të treguar mbështetjen për presidentin e sëmurë.Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të vendit, Diosdado Cabello,ka deklaruar se në ceremoninë e betimit të presidentit Chavez do të marrin pjesë edhe disa presidentë të vendeve të tjera.Chavez u rizgjodh në krye të vendit në muajin tetor, por ai ka qenë në Kubë pasi ka kryer ndërhyrje kirurgjikale për të kuruar sëmundjen e kancerit dhe nuk është parë në publik për gati një muaj. Nuk është e qartë nëse ai do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të enjten.Disa udhëheqës të opozitës argumentojnë se mbështetësit e presidentit Chavez do të shkelnin kushtetutën nëse përpiqen për të shtyrë betimin. Megjithatë, aleatët e tij thonë se presidenti mund t'a bëjë betimin më vonë në Gjykatën e lartë.Udhëheqësit e Kishës Katolike në Venezuelë, thanë të hënën se stabiliteti i vendit është në rrezik për shkak të krizës duke shtuar do të jetë e papranueshme nëse shkelet kushtetuta.