Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Clinton rifillon sot punën

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, sipas Departamentit të Shtetit, pritet që sot të rifillojë punën pasi për një muaj nuk ka mundur që të ushtroj detyrën e saj si shkak i problemeve shëndetësore.Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton doli më datën 3 janar nga spitali Presbeterian i Nju Jorkut, ku për disa ditë ishte nën kujdesin e mjekëve pasi pësoi një trompozë në kokë.Mjekët e sekretarës amerikane thanë se gjendja e saj është përmirësuar, por i kanë rekomanduar që të mos udhëtojë jashtë Shteteve të Bashkuara.Clinton pritet dëshmojë para Kongresit për sulmin e 11 shtatorit në SHBA dhe atë në zyrën diplomatike në Bengazi, Libi, ku për pasojë u vra edhe Ambasadori i SHBA-ve dhe tre amerikanë të tjerë.