SHBA, Sekretarja Clinton kthehet në punë

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton u kthye dje në punë pasi u kurua nga një mpiksje gjaku në kokë që e detyroi të kalonte tre netë në spital.Një fotografi e Departamentit të Shtetit tregon zonjën Clinton në një takim me ndihmës sekretarët e saj. Zonja Clinton nuk zhvilloi takime publike. Ajo ka në plan të takohet të enjten me presidentin afgan Hamid Karzai, i cili do të vizitojë Uashingtonin.Klinton doli nga spitali javën e kaluar, pas një muaji të vështirë me probleme shëndetësore. Ishte një virus në stomak dhe dehidratimi, që shkaktoi gjendjen e të fiktit dhe rrëzimin e saj në shtëpi. Pas goditjes, në kokë u formua dhe trombi i gjakut, për të cilin u kurua disa ditë në spital.Edhe gjatë kohës që ajo nuk punoi, mbajti kontakte me pjesëtarët e stafit të saj apo zyrtarë të huaj.