Krazai, vizitë tre ditore në Uashington

Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai do të zhvillojë një vizitë tre ditore në Uashington.Ai pritet që të takohet me Presidentin Barack Obama dhe me zyrtarët e tjerë kryesor të shtetit. Bisedimet pritet të fokusohen kryesisht në çështje të sigurisë, ekonomisë, tranzicionin politik, mbështetjën dhe fuqizimin e forcave të sigurisë afagane, procesit të paqes dhe bisedimet lidhur me një marrëveshje bilaterale që ka të bëjë me sferën e sigurisë.Planifikohet që deri në fund të vitit 2014, shumica e forcave të SHBA-së dhe shteteve të tjera të NATO-së, do të largohen nga Afganistani.Çështja kryesore me të cilën po përballen presidenti i SHBA-ve dhe ai i Afganistanit është që të vlerësojnë se sa trupa ushtarake duhet që të qëndrojnë për të asistuar me trajnime dhe ofrimin e mbështetjes në fushën e sigurisë.