Vritet një ushtar i NATO-s në Afganistan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2013, 10:03
Misioni i NATO-s në Afganistan, ISAF, ka deklaruar se një nga ushtarët e tij, është vrarë në një sulm “të brendshëm”.Në deklaratën e ISAF-it thuhet se “një individ i veshur me një uniformë të Ushtrisë Kombëtare Afgane ka qëlluar me armë kundër pjesëtarëve të ISAF-it në Afganistanin jugor, duke e vrarë një prej tyre”.Ndërkohë deklarata nuk dha detaje të mëtejshme.