Berlusconi aleancë me “Lega Nord”. Heq dorë nga posti i Kryeministrit?
Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi nuk do të garojë për postin e Kryeministrit, me qëllim që të ruajë aleancën me Ligën veriore, citon DPA të ketë thënë lideri i kësaj partie, Roberto Maroni.“Silvio Berlusconi e ka pranuar kërkesën tonë që të mos garojë për kryeministër”, ka thënë Maroni në një konferencë për gazetarë në Milan.“Jam i kënaqur dhe mirënjohës për gjestin e tij”, ka shtuar ai.Liga e Veriut, një parti që avokaton shkëputjen ekonomike e fiskale të veriut të Italisë nga pjesa jugore dhe kundërshton fuqimisht emigracionin, përgatitet për këto zgjedhje me pozita të dobësuara në krahasim me vitet e shkuara, për shkak të një skandali korrupsioni gjatë 2011-s, që përfshiu liderin Umberto Bossi.Berlusconi deklaroi përpara mediave se partia e tij, “Populli i Lirisë” (Popolo della Liberta), do të synojnë që nëpërmjet kësaj aleance të fitojë besimin e italianëve për të formuar një qeveri të qendrës së djathtë.Ish-kryeministri shtoi se për momentin nuk është vendosur se cili do të jetë Kryeministër nëse blloku do të fitojë dhe theksoi se nuk është i vetmi kandidat potencial.Sondazhet aktuale tregojnë se aleanca e sapokrijuar mbetet ende pas në preferenca, pasi aktualisht është koalicioni i qendrës së majtë të Luigi Bersanit ai që kryeson në sondazhe.