Iran, shënojnë ulje të ardhurat nga nafta
Të ardhurat nga nafta në Iran kanë shënuar rënie me rreth 45 për qind në 9 muajt e fundit si pasojë e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi.Deputeti i komitetit për planifikimin e buxhetit kombëtar, Gholam Reza Kateb, theksoi se ekonomia e vendit është në një situatë të vështirë.Një shenjë e mëtejshme për këtë krizë është edhe fakti se ministri i Naftës ka ndaluar shitjen e karburantit për disa linja ajrore, për shkak të disa faturave të papaguara.Eksportet e naftës përbëjnë të ardhurat kryesore për ekonominë e Republikës Islamike. Zoti Kateb tha se rënia e eksportit u raportua në Parlament nga vetë ministri i Naftës, Rostam Qasemi.Në javët e fundit ministri i Naftës ka insistuar se Irani ka kaluar me sukses pasojat e sanksioneve. Ndërkohë, një numër linjash ajrore janë detyruar të anulojnë fluturimet.Ajo që vepron është linja ajrore kombëtare, Iran Air, raporton korrespondentit i BBC, James Reynolds. Eksportet janë jetike dhe kanë mbajtur me para dhe në pushtet qeveritë fetare, shton reporteri.Sipas tij, ndërsa problemi pritet të zgjidhet në ditët e ardhshme, anulimi i fluturimeve është një shenjë e pastër e problemeve që po has ekonomia iraniane.