Itali, koalicioni i qendrës së majtë kryeson sondazhet
Koalicioni i qendrës së majtë në Itali, i drejtuar nga Pier Luigi Bersani, ka një kryesim të favorshëm në sondazhet e fundit më pak se dy muaj para zgjedhjeve parlamentare. Edhe partia e Silvio Berluskonit është rritur shpejtë në përqindje.Numri i votuesve të cilët thonë se do të votojnë për bllokun Bersani-së në 24 ose 25 shkurtit është i qëndrueshëm, rreth 39%.Por dhe Berluskoni ka rritur pozitën e partisë së tij nga 13 % që ishte në fillim të dhjetorit në 19%. Gjithashtu edhe blloku i partive që janë nën drejtimin e Mario Montit ka rreth 15% të votave dhe pas rikandidimit të Montit janë ngritur me 5 pikë në përqindje.Por ai që duket se po lufton më shumë për tu rikther është ish kryemionistri Silvio Berluskoni. Në mediat italiane po filtet për një koalicion me Ligën e veriut, koalicion që mund të tërheqë më shumë se 28% të votave.Numri i votuesve të pavendosur, apo të atyre që planifikojnë të abstenojnë, ka rënë nën 40%, nga pothuajse 50% disa javë më parë. Ndërkohë si Berluskoni dhe Monti kanë nisur të bëjnë një fushatë të fortë, me dalje të shumta në TV, apo edhe seanca pyetje përgjigje në Twitter.