Tiranë, tjetërsoi 12.000 m katrorë kullotë, procedim penal për kreun e fshatit Hekal
Tiranë- Procedohet penalisht kryetari i fshatit Hekal në komunën Petrelë, Rasim Gjoshi, 34 vjeç për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.Procedimi ndaj tij ka filluar, pasi është depozituar një kallëzim, ku dyshohet se shtetasi i lartëpërmenduar ka hartuar dokumenta të falsifikuara duke tjetërsuar pronën në një sipërfaqe prej 12.000 metra katror kullotë, në hartimin e aktin të marrjes së pronësisë, në këtë sipërfaqe në kundërshtim me Ligjin Nr. 7501, viti 1991.Policia e Tiranës bën me dije se kjo sipërfaqe kullotë sipas kallzuesit është një pronë e trashëguar prej tyre dhe dokumentacioni aktualisht ndodhet në Agjensinë e Komisionit të Kthimit të Pronave Tiranë.Ndërkaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës“ dhe "falsifikimi i dokumentave“.B. Kuçana/Oranews.tv