Nëse LDK thotë jo, disa nga deputetët e saj i bashkohen Thaçit?!
Kosovë-Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike janë duke negociuar për formimin e një koalicioni dhe formimin e qeverisë. Burime brenda PDK-së kanë bërë të ditur se kanë filluar negociatat mes PDK-së dhe LDK-së dhe se shumë shpejt është i mundshëm formimi koalicionit mes dy partive ma të mëdha në vend.Të njëjtat burime kanë thënë se edhe nëse nuk mund të arrihet marrëveshje mes këtyre dy partive për formimin e qeverisë, PDK është duke negociuar me deputetë të LDK-së për të marr përkrahjen e tyre veç e veç.“Tashmë këtë përkrahje e ka nga një numër deputetësh, të pakënaqur me koalicionin e bllokut opozitar”.Megjithatë, i njëjti burim thotë se PDK më së largu deri të hënën ka me e formalizu punën e koalicionit apo të numrave.Gjatë ditës, Rrokum i ka kontaktuar disa zyrtarë të Lidhjes Demokratike për qëndrimin e tyre për këtë çështje, por kjo ka qenë e pamundur.Ndërsa, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, vlerëson se PDK e ka vetëm një mundësi për me arrit me e ba qeverinë: me i mbledh votat e deputetëve të partive tjera. /Rrokum/B. Kuçana/Oranews.tv