“Monstra”, protestë në Shkup kundër dënimeve me burgim të përjetshëm
Shkup- Në Shkup sot do të mbahet protestë kundër dënimit me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë të Smilkovcit.Thirrja për protestën është shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa organizatorë të saj bëhet e ditur se janë aktivistë për të drejtat e njeriut me mbështetjen edhe të familjarëve të gjashtë shqiptarëve të dënuar me burg të përjetshëm.“Protesta thirret kundër rasteve të montuara, padrejtësisë, vrasjeve të pafajshme, maltretimeve familjare, urrejtjes etnike dhe fetare. O ju njerëz nuk është vetëm protestë, por është obligim kombëtar. Nëse nuk intervenojmë sot kur padrejtësia arriti kulmin, atëherë mos paçin gjumë sytë e frikacakëve”, thuhet në apelin për protestën të paralajmëruar për sot pas lutjeve të së premtes, nga ku siç thuhet marshi protestues nis nga qendra tregtare “Çairçanja” në Shkup.Kjo eshte thirrja e shperndare neper rrjetet sociale dhe disa portale:
Por përkrahja për protestën ka ardhur nga shumë shoqata dhe asociacione në vend për mbrojtjen të drejtave të njeriut, nga organizata të shqiptarëve në diasporë, personalitete të ndryshme publike./INA/B. Kuçana/Oranews.tv