Nikolla feston me maturantët në Elbasan, çertifikata për ekselentët

Elbasan- "Duajeni profesionin fisnik të mësuesit duke studiuar"- Kështu është shprehur Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e pranishme në ceremoninë festive me nxënësit e ekselencës.Nikolla tha se sukseset vijnë duke punuar shumë, nisur nga eksperienca personale si një ish mësuese matematike por sot një ministre. Për këtë, këta nxënës të ekselencës janë krenaria e Elbasanit, djepit të arsimit por edhe të Shqipërisë.Na keni bërë të ndjehemi krenarë. Na keni bërë të ndjehemi të lumtur. Keni bekuar me arritjet tuaja jo vetëm Elbasanin por të gjithë Shqipërinë duke thënë një PO të fortë. Një PO të fortë Shqipërisë Europiane, Një PO të fortë Shqiprërisë së vlerave të vërteta, një PO të fortë mundësisë për të patur një jetë më të mirë në Elbasan dhe kudo tjetër”, u shpreh Nikolla.Festimet me maturantët e ekselencës po kthehet në një traditë për vendin dhe do të shtrihet në të gjitha qytetet.B. Kuçana/Oranews.tv