Rikthehet energjia në zonën e Bregut pas vjedhjes së kabllos së linjës së tensionit të lartë

Sarandë- Zonës së Borshit deri në Ksamil i është rikthyer furnizimi me energji elektrike. Pas një pune intensive të grupit të punës së elektrikut, rreth orës 10:00 të paradites së sotme është mundësuar rikuperimi i dëmit pas vjedhjes se percjellesit te rrjetit.Prej mbrëmjes së djeshme zona e Bregut ishte pa energji elektrike si pasojë e vjedhjes së kabllit elektrik të linjës së tensionit të lartë.Persona të paidentifikuar rreth orës 22:00 të mbrëmjes kanë grabitur 2 kilometra percjelles nga rrjeti i shperndarjes se energjise elektrike ne Linjen L30-22 Bistrica -2 Saranda 35 ne kilometrin 12-të.Grupi i punonjësve të lektrikut punoi gjate gjithe nates duke zevendesuar percjellesine vjedhur. Por pas perfundimit te punimeve, specialistet kryen proven e shperndarjes se energjise, e cila rezultoi prape me nje shkeputje tokesore ne km 6.Pas verifikimit te menjehershem rezultoi se gjate kohes se zevendesimit te pjeses se vjedhur ne segmentin e pare grupi i hajduteve vijoi vjedhjen ne 2 kampata te tjera, 6 km me larg.Per pasoje Nenstacioni Saranda 35 qe furnizon zonen e Bregut, mengjesin e sotem ishte pa tension.B. Kuçana/Oranews.tv