Homologu izraelit-Metës: Mirënjohje për atë që shqiptarën sakrifikuan për hebrenjtë
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nisi sot një vizitë zyrtare në Izrael, me ftesë të homologut të tij Yuli Edelstein, i cili shprehu mirënjohjen për kontributin e shqiptarëve ,për shpëtimin e hebrenjëve gjatë luftës së dytë Botërore.“Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë që bënë shqiptarët për hebrenjtë në të shkuarën, gjatë luftës. Tani ka ardhur koha t’i bëjmë marrëdhëniet tona edhe më konkrete , në të ardhmen”, tha ai.Gjatë vizitës, Meta shoqërohej nga një delegacion parlamentar i përbërë nga Valentina Leska, kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri –Izrael, gjithashtu nga Edi Paloka, Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së dhe Shkëlqim Selami, anëtar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes socialsite për Integrim.Në vizitën e tij të parë në Izrael, Meta tha se marrëdhëniet mes dy vendeve po njohin një fazë zhvillimi dinamik dhe konkret.Ndërsa homologu i tij vlerësoi miqësinë tradicionale mes dy popujve si një bazë solide për zhvillimin e shkëmbimeve në të gjitha fushat mes dy vendeve.Gjithashtu dy kryeparlamentarët ranë dakort të intesifikojnë përpjekjet e përbashkta në platformat multilateral në funksion të konsolidimin të paqes.Gjatë takimit u theksua gjithashtu intesifikimi i kontakteve në fushat e energjisë, bujqësisë, turizmit, menaxhimit të ujrave dhe telekomunikacionit.