Bushati i kërkon Nishanit largimin e ambasadorëve: Berisha, Ceka e Gashi

Tirane- Ministria e Jashtme i ka kërkuar presidentit lirimin nga detyra të Neritan Cekës, nga posti i ambasadorit shqiptar në Romë, Mal Berishës nga posti i ambasadorit shqiptar në Londër si dhe të Flamur Gashit ambasador shqiptar në Bosnje Hercevoginë. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta pranë kësaj ministrie për Ora News.Këto burime nuk kanë dashur të japin shumë detaje por kanë thënë se një nga arsyet pse është kërkuar lirimi nga detyra i tre ambasadorëve është edhe fakti se ”ka elemente të shkeljes së ligjit dhe të etikës së diplomatit duke u bërë pjesë e fushatave zgjedhore”Tre ambasadorët ishin përjashtuar nga pjesëmarrja në Konferencën e Përvitshme të Ambasadorëve që mbahet në Tiranë më 4-7 korrik, ku ftohen të gjithë diplomatët që përfaqësojnë vendin tonë në ambasadat e vendeve të Europës, Azisë, Amerikës Latine.Mësohet, se letra zyrtare me kërkesën për çdekretimin e 3 ambasadorëve, ka mbërritur në zyrën e kreut të shteti prej më shumë se 1 muaji, por deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje.Pakënaqësia e ministrisë ndaj 3 ambasadorvë, është reflektuar edhe në mungesën e ftesave në drjetim të tyre për Konferencën e Ambasadorëve që mbahet në Tiranë më 4-7 korrik.Tre ambasadorët janë përjashtuar nga pjesëmarrja në Konferencën që mbahet pas 4 vitesh në kryeqytet , dhe ku ftohen të gjithë diplomatët që përfaqësojnë vendin tonë në ambasadat e vendeve të Europës, Azisë, Amerikës Latine.