Skema Piramidale, Supermashtruesi buzëqesh në gjykatë
Fier-"Arrest me burg" eshte masa e sigurise qe është lënë në fuqi nga Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Fier ndaj shtetasit Ledjan Mucaraku.I riu 29 vjeçar i etiketuar si supermashtruesi, pre e të cilit kanë rënë 900 persona doli ditën e sotme para trupit gjykues për t'ju komunikuar vendimi.Gjatë seancës së drejtuar nga gjyqtarja Adelina Zarka, 29 vjeçari nuk ka kundërshtuar akuzat që rendojnë ndaj tij duke u shprehur se ia lë gjykates të vendosë.Pas një seance gjyqësore të zhvilluar me dyer te mbyllura Ledjan Muçaraku ka qenë i qeshur përpara kamerave teksa uniformat blu po e largonin drejt dhomave të paraburgimit ne Rrogozhine.Skema e mashtrimit u zbulua pas nje hetimi intensiv 5 mujor në të cilën u përfshinë jo vetëm studentë e individë por edhe biznesmenë.Gjatë gjithë aktivitetit të tij ka zhvilluar dhe seanca gjyqesore në të cilat ka rezultuar fitues, duke i akuzuar per moskthim të parave. Shumat e mashtrimit shkojnë deri ne 250 mije euro.Mbi Muçarakun rendojne 8 vepra te ndryshme penale dhe rrezikon deri në 10 vjet burg për mashtrim.