Komision shtetëror për mikpritjen e Papa Françeskut

 Tirane- Qeveria shqiptare vendos ngritjen e një komisioni shtetëror për të kordinuar vizitën e Papa Françeskut.Vizita e Atit të shenjtë në Shqipëri është programuar në datën 21 shtator të këtij viti."Në këtë kontekst, në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor vendimi për krijimin e Komisionit Shtetëror i cili do të merret me organizimin e punës dhe të gjithë aktiviteteve që do të bashkërendohen në kuadrin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, në datën 21 shtator”, deklaroi KumbaroDuke u konsideruar si një vizitë historike për vendin tonë ministrja e Kulturës  Mirela Kumbaro deklaroi se komisioni do të merret me organizimin e punës dhe të aktiviteteve për këtë rast.Papa Françesku është Papa i Dytë që viziton vendin tonë pas Gjon Palit të 2 në 25 prill 1991.