Tiranë, kapen hajdutët e celularëve, çantave e portofolëve
Tiranë- Goditet në Tiranë një bandë të rinjsh, të dyshuar si autorë të një serie vjedhjesh me dhunë të qytetarëve. Forcat e policisë së komisariatit numër 2 në kryeqytet arrestuan mbrëmë në flagrancë rreth orës 01:49 pas mesnate katër persona. Në pranga kanë rënë shtetasit:- D.S, 17 vjec, banues në Tiranë,- Aleksander Gjoni, 23 vjec, banues në Tiranë,-Jupe Braja, 18 vjec, lindur dhe banues në Tiranë,- Xhuljan Gjoshi, 19 vjec, banues në Tiranë,Ndalimi i tyre sipas policisë është bërë pasi të rinjtë dyshohet të jenë autor të vjedhjes me dhunë, të shtetasit G.Xh, vjedhje e ndodhur më datë 29.06.2014, në bulevardin “Gjergj Fishta”.Ndërkaq nga kryerja e veprimeve hetimore të shtetasve ju gjetën dhe ju sekuestruan me cilësinë e provës materiale, disa telefona të vjedhur.Materialet ju referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhje me dhunë dhe me armë” në bashkëpunim.Po ashtu, është bërë u bë dokumentimi i disa vjedhjeve me dhunë, që këta shtetas kanë kryer në bashkëpunim me njëri – tjetrin në kohë e vende të ndryshme.- Më datë 19.12.2013 në rrugën “Nikolla Lena”, vjedhje me dhunë ndaj shtetasve A.B ku kanë arritur të marrin disa telefona celular.- Më datë 26.04.2014, në rrugën “Medar Shtylla”, vjedhje dhe plagosje e lehtë me dashje ndaj shtetasve B.M dhe V.M,- Më datë 28.04.2014, në ambjnetet be një qëndra tregetare kanë vjedhur me dhunë çantën e një shtetaseje.- Më datë 22.04.2014, në rrugën “Mine Peza“, kanë vjedhur nga qafa varësen e floririt shtetases M.D.- Më datë 24.05.2014, në rrugën “Myslym Shyri“, kanë vjedhur telefonin tip « HTC», shtetasit Th.Q.- Më datë 27.01.2014, në rrugën “Karl Gega”, kanë vjedhur portofolin shtetasit E.L,