Një tjetër mashtrues bie në prangat e policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2014, 16:12
Tiranë - Pas kapjes së supërmashtuesit nga Fieri është bërë e mundur kapja e një tjetër mashtuesi , Ramazan Shaba, 50 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.Shaba është arrestuar nga Seksioni i kërkimit, gjatë ditës së sotme rreth orës 11:00, në afërsi të "21 dhjetori".50 vjeçari ishte shpallur në kërkim sepse dyshohet se ka marrë një shumë prej 650 euro një shtetasi duke e mashtruar.Materialet në ngarkim do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, pasi mbi të arrestuarin rëndon akuza për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/1 të Kodit Penal.