Nipi i Berishës lirohet nga detyra në Polici, i shkurtohet vendi i punës

Tiranë – Në listën e të larguarve nga administrata shtetërore sot është radhitur edhe Dritan Berisha, nipi i ish-Kryeministrit, djali i vëllait.Dritan Berisha ishte i punësuar në Policinë e Shtetit, specialist në Sektorin e Përpunimit të të dhënave në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve të Drejtësisë.Largimi i tij është bërë me motivacionin e shkurtimit të vendit të punës dhe pamundësisë për t’u emëruar në një detyrë tjetër.; atij i janë ndërprerë edhe marrëdhëniet financiare që më datën 10 qershor.Në urdhrin e firmosur nga drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi që disponon Ora News thuhet se “K/Komisar Dritan Berisha me detyrë Sepcialist i bashkëpunimit ndërkombëtar, në Sektorin e Përpunimit të të dhënave dhe ndihmës në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, në Departamentin për Krimin e Organizuar dhe Krimin e Rëndë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, për shkurtim të funksionit organik dhe në pamundësi emërimi në detyrë tjetër, të lirohet nga Policia e Shtetit.”letra e didit(Urdhri i firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi për lirimin nga detyra të Dritan Berishës)ar.sh/Oranews.tv